Hoxhë Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për disa politikanë të vendit në studion e TV Dukagjinit.
Mes tjerash, Krasniqi ka folur edhe për qeverinë Kurti.
Çka ka të keqe nëse Albini është mysliman?, unë prej 2014 këtë e kam shënuar edhe në libër unë më me punë të politikës do të jem bukur larg prej saj. Do të jem bukur larg, jo pse i tutem apo se nuk kam bagazh por për disa shkaqe tjera. Kjo qeveri që ka ardh tani, populli ka pritur shumë, kur ishte në koalicion me LDK-në, shumë kanë folur dhe shumë kanë premtuar. Tani lind një problem tjetër që ne nuk ja jepim shancen me provu vetveten, na nuk e lëshojmë dhe kemi me rrëzu në tokë”, ka thënë ai.
“Një prej faktorëve pse janë ndëshku disa parti kanë rënë e disa janë ngritë është elementi i fesë. Qysh bëhet ajo punë 95% mos me pranu që jemi shtet me shumicë muslimanë. A është logjike kjo punë kur mundesh me manipulua me njerëz. Islamofobia është aq e ngritur në Kosovë, e përkrahni prej qeverisë e partive politike. Politikanë janë ngritë tu e sha fenë e myslimanët”, ka theksuar tutje ai.