14.6 C
New York
March 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Jep dorëheqje Lunaçek

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretares së Shtetit për Kulturë e Arte në Austri.Lunaçek njoftoi të premten për dorëheqjen për shkak të kritikave që kishte marrë ajo në menaxhim të situatës me koronavirusin.

Në një njoftim, Lunaçek ka thënë se ajo ka vënë re “pakënaqësitë dhe zhgënjimet e artistëve” të cilët nuk pranuan një pako të propozuar nga ajo.
“Nuk e kam të lehtë këtë vendim, por po dorëhiqem nga zyra e Sekretarit të Shtetit. Edhe pse jap dorëheqje nga funksioni im:

Jam dhe mbetem një person politik. Do të vazhdoj të kem lirinë që të përfshihem në debate. Me këtë në mendje, ju uroj të gjitha të mirat”, ka njoftuar ajo për dorëheqjen e saj.

Karriera politike e Lunaçekut nisi më 1995. Në vitin 1999 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar, ku qëndroi deri më 2009 kur kaloi në Parlamentin Evropian, ku ishte zëvendëspresidente. Ajo ishte raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian deri më 2017.

Related posts

Zyrtari i LDK’së: Urime VV’së, deputetët tanë duhet t’ia bëjnë Vjosës kuorumin për presidente

dardanianews

Çka i ndodhi “armës vdekjeprurëse” të Putinit pasi u testua?

dardanianews

SHBA godet krimin e organizuar në Veri të Kosovës – i fut në listë të sanksioneve Veselinoviqin e Radojçiqin me bashkëpuëntorë

dardanianews