21.9 C
New York
September 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kandiq: Vuçiq dhe Brnabiq po i gënjejnë serbët në Kosovë

Natasha Kandiq, aktiviste e shoqërisë civile dhe njëherit drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, ka shkruar në profilin e saj në Twitter, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq, ministrat, deputetët dhe liderët e ri të partisë së Vuçiqit (SNS), po irritojnë çdo ditë serbët me gënjeshtrat e tyre.

Madje ajo e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të partisë së Vuçiqit, Nebojsha Bakarec, se kinse presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë të “mbijetojnë” në vatrat e tyre shekullore, transmeton Telegrafi.

E pavërtetë, presidenti i Serbisë po u mundëson serbëve në Kosovë mbijetesën në vatrat shekullore. E vërtetë: presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderë e rinj të SNS-së në baza ditore po intimidojnë serbët në Kosovë, me luftë, barrikada e gënjeshtra”, ka shkruar Kandiq.

Kjo nuk është hera e parë që Kandiq kritikon politikat dhe qasjen e presidentit Alakdandar Vuçiq dhe të kabinetit të tij. /Telegrafi/

 

 

Related posts

Ukraina: Kemi shkatërruar 50 depo ruse me sistemet HIMARS

dardanianews

Lajmi i fundit: Sot rekord i zi i rastëve me COVID-19 në Kosovë

dardanianews

Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm BUFIT

dardanianews