36.1 C
New York
July 4, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Komenti i Luizit për djalin e Oltës që preku aktoren

Finalistë e ‘Big Brother VIP’ kanë bërë një lojë ditën e djeshme ku janë përballur me disa imazhe rreth të cilëve do tregonin se çfarë i kujtonin sapo i shihnin.

Mes fotove të shfaqura në ekran ishte edhe ajo e një djali të vogël me flokë bjond, me kurriz në një fushë të gjelbër.

Luizi tha se imazhi i sjell në mend djalin e Oltës, pasi klipi që u shfaq përpara disa kohësh në dhomën e ndenjes ishte i ngjashëm me fotografinë. Ai madje përshëndeti nga ekrani Amarin, Oltën dhe bashkëshortin e saj Dorin. Dea Mishel tha se fotografia i kujton vëllain e saj të vogël, pasi ka qenë bjond njësoj si djali në foto.

“Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha”, tha Luizi.

Komenti i tij por edhe ai moment i veçantë, duket se ka prekur edhe Oltën e cila ka rishpërndarë videon duke shkruar “Ohh” me emojin e dy syve të përlotur.

 

 

 

Related posts

A do ta falnit edhe ju të dashurin, si Bora Donaldin?

dardanianews

Teuta Krasniqi flet për ankthin dhe depresionin që përjetoi pas ndarjes nga Blero

dardanianews

Çfarë dihet deri tani për Big Brother Vip Kosova, nga banorët te moderatorët

dardanianews