5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Komplotistët e UÇK-së” të akuzuar për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, Ibrahim Kelmendi i lutet Albin Kurtit: Mos paguaj para për ta

Ish themeluesi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi i është lutur publikisht kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të ndërpres pagesën për avokatët e krerëve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë për krime lufte.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj tyre që po akuzohen në Hagë, për të cilët thotë se qeveria e Kosovës, po paguan avokatët për të akuzuarit për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Kelmendi kërkon të ndalen këto pagesa, por vetëm familjarët e tyre të paguhen për vizitat në Hagë.

Ai tutje shprehet se shteti i Kosovës nuk duhet të paguaj avokatët e ‘profiterëve të luftës dhe plaçkitëseve të Shtetit të Kosovës, sepse janë milionerë’.

Shkrimi i plotë:

SHPENZIMET MILIONSHE PËR AVOKATË NDËRKOMËTARË – NAIVITET, SHPËRDORIM, PATRIOTIZËM, APO?

Publikisht po e lut KM Kurti të ndërpret këtë praktikë idiotike e komprometuese – pagimin e avokatëve ndërkombëtarë!

Përse qeveria e Kosovës paguan shpenzimet ekstra për avokatë, të cilët po i mbrojnë në Hagë të akuzuarit për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”?

Rëndom shtetet sociale dhe të së drejtës paguajnë avokatë vetëm për të akuzuarit që nuk kanë mundësi financiare për t’i paguar vet, por jo edhe për kriminelë milionerë! Dhe pagesa e avokatëve bëhet në bazë të tarifave që rakordohen në mes të odës së avokatëve, gjykatave, ministrisë së drejtësisë. Por, nëse milionerët angazhojnë zyra të afirmuara të avokatëve anglezë, amerikanë, deri edhe hindus, atëherë Shteti Kosovës nuk duhet t’i paguaj ata avokatë, me tarifa marramendëse, bile nuk duhet t’ua paguaj fare avokatët profiterëve të luftës dhe plaçkitësëve të Shtetit të Kosovës, sepse janë milionerë.

Dhomat e specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke u bazuar në buxhetin financiar që kanë vënë në dispozicion BE-ja, USA dhe ca shtete tjera, ua kanë mundësuar të akuzuarëve pagesën e avokatëve, nëse ata dëshmojnë se nuk i kanë mundësitë financiare për t’i paguar vet. Atëherë, përse nuk i shfrytëzojnë të akuzuarit nga ZPS-ja avokatët që ua paguan “gjykata speciale”, por kanë angazhuar zyra supër të afirmuara të avokatëve, që do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës miliona Euro?!

Publikisht po e lut KM Kurti të ndërpret këtë praktikë idiotike e komprometuese – pagimin e avokatëve ndërkombëtarë! Shteti i Kosovës duhet të paguan vetëm avokatët e domosdoshëm për të mbrojt secilin të akuzuar që nuk është në gjendje financiare për ta paguar vet. Ndërsa për rastin e të akuzuarëve, që hetimet dhe procesi po ndodhin në Hagë, Shteti mjafton të paguaj shpenzimet vetëm familjarëve të tyre, kur ata dëshmojnë se kanë caktuar termin për t’i vizituar familjarët e tyre, që janë në burg hetues në Hagë.

Vetëm naivët, të manipuluarit, profiterët, po mendojnë e zhurmojnë, se duke shpenzuar miliona për avokatët që në Hagë po mbrojnë komplotistët e UÇK-së dhe të Luftës së saj heroike çlirimtare, po mbrohet UÇK-ja dhe lufta e saj sublime. Përkundrazi! Këshilli i Europës e ka kriminalizuar Kryengritjen tonë çlirimtare të bërë nga UÇK-ja, kur në dhjetor 2011 ka miratuar Reportin famëkeq të serbofilit Dik Marti, ndërsa “gjykata speciale”, e formuar sipas modelit të ideuar nga USA, është duke e DEKRIMINALIZUAR UÇK-në dhe luftën e saj heroike!

 

Related posts

Poezia e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin

dardanianews

Ish-agjenti i SHIK-ut përmend emrat e atyre që tradhtuan “Grupin e Kumanovës”

dardanianews

A mund ta ndihmojë Azerbajxhani pavarësinë e Evropës nga gazi rus?

dardanianews