28.8 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Komunikate e nëndegës se LDK-se ne Nidwalen

Duke përcjellur zhvillimet e fundit në Kosovë, në radhë të parë,rrezikun nga epidemia tashmë e përhapur edhe në vendin tonë, lutemi me shpresë që ta tejkalojmë sa më me pak pasoja. Duke pasur edhe faktin se kemi një popullatë në moshë të re, të shëndoshë dhe mjaft rezistuese. Sa i përket rrethanave politike ekzistuese, realitetin dhe shfaqjen në skenë të një kryeministri despotik e mendjemadh, siç është Albin Kurti, mbështesim plotësisht vendimet e Kryesisë Qendrore të LDK -së, për mocionin e shkarkimit të tij, të qeverisë aktuale, pikërisht kundër formave të udhëheqjes autokrate të kryetarit të saj despotik, monarku inat gjorë Albin Kurti. Kosova dhe shteti i saj më së voni e ka fituar pavarësinë, sidomos me ndihmën e miqve tanë Euro-Amerikan. Albin Kurti, nuk e ka luksin e sjelljeve të papërgjegjshme e adoleshente në këto rrethana, me një gjuhë denigruese, fyese e linquese nëpër rrjetet sociale e elektronike ndaj LDK së në bashkëqeverisje e sidomos qëndrimi dhe diskutimi i tij skizofren, me miqt tanë amerikanë. Një kryeministër i dy milion banorëve, ku gjysma e tyre gjatë lufte u dëbuan në Shqipëri, u dhunuan e u burgosen, e ku të gjithë ne së bashku, nuk jemi as sa gjysmë lagje e Nju Jorkut dhe kur nevojat tona momentale dhe ndihma e tyre, janë së tepërmi jetike sot. Nuk e kemi luksin e sjelljes si karabidik nëpër qytetin e vogël të Prishtinës. Duhet të kesh fare pak mend që të duken shumica e shqiptarëve armiq. Duhet ta ket një përbërje të keqe përbrenda një person i shfaqjeve të tilla. Përkrahim LDK -në, sidomos atëherë kur si parti institucionale, nuk lejon ti shkelet vendimi e parimi institucional. Qeveria punoi mirë se e kishte LDK -në brenda e jo Albin Kurtin majtist që i zgjati bisedimet maratonike për themelimin e qeverisë, nga frika e bisedimeve, e vendimmarrjes dhe e dëmtoj Kosovën ashtu si Hashim Thaqi në marrëveshjen e Rambujesë. Albin Kurti nuk udhëhiqet nga simpatizantët që e votuan atë por nga Rexhep Qosja me shokët e vet që fshehën pas tij e që Hashimi i sponsorizonte veprat e po ati klani. Nuk e rrezuam Albinin që të shkohet me Thaqin ose me Ramushin që i zhvati fondet dhe arkën e shtetit. Lidhja Demoktarike shkon vetëm me parimet e veta në raport me institucionin si në opozite ashtu edhe në pozitë duke ndërtuar shtet por e rrethuar me këto hiena dhe me disa karrierist që ende i ka brenda saj. Pas çdo fushate elektorale, të gjithë partitë duan koalicion vetëm me LDK, jo pse e duan ate, por për ti fshehur dëmtimet e imazhit të vet, veprat e këqija. Por për fat të mirë, po vijnë rrethana tjera. Edhe pak kohë kjo praktikë e keqe e tronditëse, me këta njerëz të inkriminuar, po merr fund. Do të dalin në shesh vrasjet politike, qëllimi i skenarëve të errët, të vjetër e të rinj, me të cilat LDK i përballoi tani e 30 vjet.
-Kryetari i nëndegës së LDK-së në Nidwalden Sefadin Fetahaj, 31. Mars 2020 në Stans

Related posts

Ky është personi që dyshohet se është vetvrarë sot në Çagllavicë

dardanianews

Josep Borrell tregon datën kur zgjidhet çështja e luftës në Ukrainë

dardanianews

Albert Krasniqi kishte vrarë një student 17 vjeçar më 2004: Vuajti vetëm 4 vjet burg

dardanianews