17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti për letrën dërguar Pence: Ka shumë keq-informime për mua dhe qeverinë, mu desh t’i sqaroja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas dhurimin të gjakut në Qendrën e Tranfuzionit ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër para gazetarëve.

Kurti ka sqaruar letrën që i ka dërguar zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence .

Ai ka thënë se kjo letër është shkruar për arsye se ka shumë keq-informime për atë personalisht dhe qeverinë e tij .

Se pari agjenda ime si Kryeministër në detyrë është publike. Sa i përket letrës ajo nuk është letër e këtij muaji është diku nga mesi i Prillit. Unë gjatë këtyre muajve kam shkruar shumë letra me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së . Një pjesë e letrës i referohet situatës me Pandeminë Covid 19 gjithashtu kam shprehur qëndrimet tona mbi dialogun me Serbinë dhe nuk i jam ankuar askujt për ambasadorin Grenell. Për shkak se ka shumë keq-informime për mua dhe qeverinë më asht dashtë të sqaroj pozicionin tonë. Nuk kanë problem vetëm me qëndrimet e mija, kanë problem me qenien time politike. Unë s’kam inat me askënd nuk e urrej askënd, e dua vendin tim” tha shkurt para mediave Kurti raporton Gazeta Blic.

Related posts

Sot po i çmend sheikët ne Katar, por nuk do ta besoni si dukej tifozja kroate para operacioneve plastike

dardanianews

Vdes gazetarja e njohur kosovare

dardanianews

Burri i Vjosa Osmanit: Gruaja ime fitoi vota sa 32 deputetë së bashku në Kuvendin e Kosovës

dardanianews