ot rreth 7 :30 minuta një person është vrarë me armë zjarri ne rrugën Prishtine -Ferizaj.
Lajmin e konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sot rreth orës 07:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri ne rrugën Prishtine -Ferizaj.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima:
Policia bën të ditur se personi në fjalë ka ndërruar jetë nga plagët e marra në QKUK .
A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës, i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast.
Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë.