8.9 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lushtaku: Grupet e para të UÇK-së në Shqipëri i dërgoi për stërvitje Qeveria e Bukoshit

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për aktivitetin e tij në luftën e UÇK-së.

Lushtaku i cili është ndër themeluesit e UÇK-së, thotë se grupet e para në Shqipëri u dërguan për stërvitje me urdhër të qeverisë së Bujar Bukoshit.
“Nuk e di nëse urdhrin e ka dhënë Ibrahim Rugova, por ishte koha e LDK-së ku pak a shumë të gjithë shqiptarët e Kosovës ishin në Lidhjen Demokratikë sepse kanë qenë dy rrugë. O me LDK-në o me Serbinë. Edhe unë vet kam qenë në LDK bashkë me familje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se ka dëgjuar për FARK-un por nuk ka takuar ndonjë ushtarë t’i ketë thënë që është pjesë e atij grupi.

“Adem Jashari ka qenë komandant i të gjithë neve. Në Drenicë LDK-ja e asaj kohe ka qenë përkrahë neve dhe na ka ndihmuar. Edhe ne kemi qenë krah tyre dhe i kemi ndihmuar. Në Drenicë nuk ka pasur FARK dhe ushtri tjetër pos UÇK-së”.

Lushtaku thotë se komunikimet me LDK-në dhe Ibrahim Rugovën asnjëherë nuk kanë munguar por sipas tij, Rugova me kohë kishte zgjedhur rrugën paqësore e që këta nuk kanë qenë dakord me atë rrugë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se edhe me Gani Gecin ka pasur raporte të mira deri në momentin kur është vra Abedin Rexha-Sandokani./Telegrafi/

 

 

Related posts

Lajmi i fundit: Vritet kandidati i PDK-së në Pejë

dardanianews

Rusi, shtohen gjasat për grusht shtet

dardanianews

A u ‘konfirmuan’ mbrëmë katër finalistët e “Big Brother VIP Albania”?

dardanianews