25.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës për grurin pritet të nënshkruhet të premten në Turqi

Ukraina, Rusia, Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të nënshkruajnë një marrëveshje të premten për të rifilluar eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, ka thënë zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuesit kryesorë globalë të grurit, por pushtimi i Ukrainës ka ndikuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ka nxitur një krizë ndërkombëtare ushqimore, transmeton Telegrafi.

Lufta ka bllokuar eksportet e Kievit, duke lënë disa anije të bllokuara dhe rreth 20 milionë ton drithë të mbërthyer në kullë silosi në portin e Odesës.

Ankaraja tha se një marrëveshje e përgjithshme u arrit mbi një plan të udhëhequr nga OKB gjatë bisedimeve në Stamboll javën e kaluar dhe se tani do të vihej me shkrim nga palët.

Detajet e marrëveshjes nuk dihen për momentin. Marrëveshja do të shkruhet të premten në zyrat e Pallatit Dolmabahçe, tha zyra e Erdogan. /Telegrafi/

Related posts

“Djemtë m’i paskan vra, e pash gjakun në këmishën e Demushit”: Gani Geci tregon histori dhe përjetime të dhimbshme me nënën Rabë

dardanianews

Një faqe e LDK-së publikon videon e Rifat Jasharit që ‘trondit’ Rexhep Selimin dhe Azem Sylën

dardanianews

Dega e LDK ne Suharekë, kundër qëndrimit të kryetarit e deputetit Ardian Shala

dardanianews