15.7 C
New York
October 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedHistoriKulturë

Më 10 shtator 1922 u bë shpallja e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga Fan Noli

Më 10 shtator 1922 u realizua shpallja e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga Fan Noli dhe klerikët ortodoksë shqiptarë në Kongresin kishtar të Beratit, një nga ngjarjet madhore të Kombit.

Ky kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptar, sepse vendosi përfundimisht pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, të drejtën e zgjedhjes së Kryepeshkopit dhe të klerikëve të lartë me gjuhë e gjak shqiptari dhe përdorimin e gjuhës shqipe në kishë.

Me vendimin Nr. 807 të datës 18. 09. 1922 Këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe i miratoi ato plotësisht, sepse ishin mbështetur në parimin e pavarësisë. /KultPlus.com

Related posts

Çfarë po ndodh? Policia e Kosovës vendoset para banesës së Avdullah Hoti

dardanianews

VETËM NË KLASËN E TRETË, POR LA ME GOJË HAPUR AMERIKËN! VOGËLUSHJA SHQIPTARE SHKËLQEN NË GARËN MË TË VËSHTIRË TË SHKENCES

dardanianews

Biden: Çmimet e naftës po shënojnë një rënie rekorde

dardanianews