18.9 C
New York
May 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Me Vjosën apo me Isën, Lumir Abdixhiku tregon rreshtimin e tij

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, si rrallë herë është deklaruar në lidhje me atë se si e vlerëson situatën politike në vend.

Ai ka folur në një konferencë për media për situatën politike duke thënë se ai ka një qëndrim të tij e pikëpamje tjera nga ajo që u vendos në Këshillin Drejtues të LDK-së, këshill ky që i dha dritën jeshile nisjes së bisedimeve me partitë opozitare për formimin e qeverisë së re, në momentin që i jepet mundësia LDK-së.

Përkundër kësaj ai ka thënë se do të respektoj në plotëni vendimin e këtij organi drejtues të partisë së tij.

“Unë kam pasur pikëpamje tjera sa i përket situatës politike, këto janë prezantuar në parti, në situatën e tanishme kemi një vendim të këshillit të përgjithshëm të cilin unë e respektoj në plotëni, mendimi im mbetet i tillë”, tha ai gjatë një konference për medie.

formohet një Qeveri në mes të LDK, AAK, NISMA e AKR, Abdixhiku ka thënë se kjo është një situatë hipotetike tani dhe se pa pasur qeveri tjetër nuk mundet ta di se a do të jetë apo jo, por se kjo do të vendoset nga organet e partisë.

“Fillimisht duhet të ndërtohet një qeveri e tillë për të qenë pjesë e saj dhe më pas do të jenë vendimeve të institucioneve partiake. Unë e respektoj vendimin e shumicës ndonëse e ruaj të drejtën time të mendimit personal”, tha ai.

Related posts

Publikohet për herë të parë rrëfimi i plotë i pilotit: E vrava gruan pasi bëri veprimin që nuk ia falja dot

dardanianews

Zyrtare: Bllokohen pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë

dardanianews

“Nuk e bëj vaksinën, është vdekjeprurëse”, habit me deklaratën eksperti i njohur

dardanianews