May 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Milaim Zeka ia uron ditëlindjen djalit të Thaçit, por pastaj kapet keq me komentuesit

Presidenti Hashim Thaci ka uruar ditëlindjen e djalit të tij, Endritit, i cili gjatë ditës së djeshme ka mbushur 21 vjet.

Presidenti ka thënë se është i gëzuar që e ka t djalin në shtëpi për të biseduar për kohën kur ka lindur, në prillin e vitit 1999, kur Thaci atëbotë ishte në luftë.

Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë. HTH #RriNshpi”, ka shkruar presidenti.

Mes shumë urimeve, ditëlindjen e djalit, presidentit ia ka uruar edhe ish deputeti Milaim Zeka.

“100” ka shkruar shkurt Zeka, por që në komentin e tij kanë pasuar shumë replika nga komentuesit.

Kjo ka bërë që Zeka të reagojë edhe më ashpër duke thënë se duhet të jesh i çmendur të dalësh kundër urimit të ditëlindjes së dikujt.

Related posts

Vdes një 12 vjeçare, u aksidentua teksa po skijonte në Brezovicë

dardanianews

Vrasjet dhe atentatet e pazbardhura ndaj zyrtarëve të LDK’së

dardanianews

Bashkeshorti e la per nje tjeter ndersa gruaja kujdeset ende per vjehrrin e saj te semur

dardanianews