November 3, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Moska, Krasnodarsky dhe rajone të tjera në zjarr: Rusia po përjeton sulme të fuqishme

Rusët kanë përjetuar në lëkurën e tyre një ndër sulmet më të fuqishme që ka realizuar Ukraina.

Këta të fundit kanë sulmuar brenda territorit rus katër objektiva të ndryshme.

Së pari, një rafineri nafte u sulmua në rajonin Krasnodarsky. Sulmi me dron shkaktoi zjarr të madh.

Gjithashtu edhe kryeqyteti rus, Moska është në zjarr. Një pallat gjashtëkatësh është në flakë. Sipërfaqja e zjarrit ka arritur në 4000 metra katrorë. Ende nuk raportohet për viktima. Për shuarjen e zjarrit është përfshirë edhe aviacioni.

 

Një zjarr i rëndë ka shpërthyer edhe në rajonin e Permit për shkak të një shpërthimi në një tubacion gazi, raportojnë mediat ruse.

Në vendbanimin Kueda u dogjën tanke hekurudhore. Zjarri tashmë ka nisur të përhapet edhe në banesa. Sipas të dhënave paraprake ka viktima.

Ndryshe, Ukraina kohët e fundit ka nisur të sulmojë objektiva brenda Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit, i cili po hyn në vitin e tretë. /Telegrafi/

/Telegrafi/

 

 

 

Related posts

87 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shërohen 31 persona

dardanianews

Kroacia ”trondite” gjithe boten!! I del ne ndihme te madhe Kosoves duke i dhene goditje BE-se

dardanianews

Milaim Zeka banalizon nga mllefi, shanë e fyen këta persona: Zoti i vraftë…

dardanianews