5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Pamje nga vendi ku shpërthyen dy granata dore në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth hotelit “Princi i Arbërit”për shkak se dyshohet që në afërsi të saj janë hedhur dy granata dore. Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në pamje shihet se Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. Dicka të tillë ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Express gjithashtu mëson se granatat e dorës kanë shpërthyer jashtë hotelit “Princi i Arbërit”.

Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Borovci.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se policia janë në kërkim të tre të dyshuarve, të cilët besohet të kenë hedhur granatat.

Express gjithashtu mëson se nuk ka pasur ndonjë lëndim nga shpërthimi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e menaxhuar situatën.

Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, ka thënë Borovci.

 

 

Related posts

Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës për grurin pritet të nënshkruhet të premten në Turqi

dardanianews

“Marrëveshja sekrete e Thaçit”, vjen lajmi i keq për presidentin

dardanianews

Zhvillim i papritur, Blinken e Lavrov për herë të parë në telefon pas luftës në Ukrainë

dardanianews