11.1 C
New York
May 8, 2021
DardaniaNews
Featured Kulturë

Pandemia e shtyn ekspozitën për heroin Sali Çeku nga 28 Nëntori për 17 Shkurt

Për shkak të situatës me COVID-19, Muzeu Kombëtar i Kosovës ka anuluar mbajtjen e ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”.

Eksopzita për heroin Sali Çekaj me autorë Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi qe ishte paraparë të hapet në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.

Hapja e kësja ekspzoite në Muzeun Kombëtar është shtyrë për 17 shkurt 2021, në 13 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Anulimi i kësaj ekspozite është ditur edhe nga Muzeut Kombëtar, përmes Facebook-ut.

“Duke u bazuar në gjendjen pandemike me Covid-19, që e ka përfshirë mbarë globin, përfshirë këtu edhe Kosovën, Muzeu Kombëtar i Kosovës, përkatësisht, Sektori i Historisë në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat humanitare si motra ‘Sali Çekaj’, me seli në Zvicër dhe Gjermani, erdhën në përfundim se ekspozita me titull: ‘Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj’, e paraparë të hapej me datën 28 nëntor të vitit 2020, do të zhvendoset për vitin tjetër, saktësisht me datën 17 shkurt 2021, pikërisht me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës në Facebook.

 

 

Related posts

Reagojnë partitë shqiptare pas paralajmërimit të Kurtit për hapjen e VV-së në Maqedoni

dardanianews

U infektua me Covid-19/ Ndërron jetë Koço Devole

dardanianews

Zeka: Kjo parti do ta marrë mandatarin për Qeverinë e re, Kurti më i rrezikshëm se pandemia

dardanianews