-7.3 C
New York
January 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Peci: Qeveria e Kosovës online për LVV, offline për LDK

h-ambasadori i Kosovës dhe themeluesi i ‘KIPRED’, Lulzim Peci, ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit që janë karakterizuar me punësimet e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosëje nëpër bordet e kompanive publike, raporoton Gazeta Express.

Peci ka thënë se aktualisht Qeveria e Kosovës është duke funksionuar vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje derisa thotë për partinë e Isa Mustafës, Qeveria është ‘offline’

“Qeveria Kosoves po funksionon online per VV dhe offline per LDK ne marrjen e shume vendimeve duke perfshire edhe ato per emerimet ne borde” ka shkruar Peci.

Ai ka thënë se në krahasim me qeveritë e kaluara që emërime të tilla i kanë bërë fshehtas publikut, Lëvizja Vetëvendosje emërimet e anëtarëve nëpër borde po i bën publikisht.
Ne krahasim me qeverite e kaluara qe kryesisht i emerojshin anetaret e bordeve te kompanive publike me nje celes partiak te padukshem per publikun, kjo e tanishmja nuk ka ndonje dallim te madh, perpos qe VV po i emeron krejte te vetet”, ka theksuar Peci.

Ai thotë se veprime të tilla të qeverisë së Albin Kurtit kanë rrëzuar dukshëm kredibilitetin, duke qenë se Vetëvendosje kishte premtuar se nuk do të jenë sikur të tjerët.

“Mund te thoni cfare te doni, por me kete u humb ndjeshem kredibiliteti ne raport me ate se cfare eshte proklamuar nga VV ne zgjedhje dhe se nuk do te jeni si te tjeret”, thekson Peci.

Peci thotë se nëse do të vazhdojë një praktikë e tillë nga Lëvizja Vetëvendojse, shumë shpejtë do t’i rrëzohet përtokë besueshmëria.

“Nese VV vazhdon keshtu edhe ne te ardhmen, do e humbe me shpejtesi eksponenciale ate kredibilitet te fituar per kohe te gjate sa ishte ne opozite. Sa me larte ngriten pritjet, aq me i thelle do te jete deshperimi nese ato thyhen”, ka theksuar ai.

Në fund Peci ka thënë se mbase është harruar thënja se “për ta parë dikë se çfarë është në të vërtetë, atëherë jepi pushtet dhe para”.

“Ky eshte nje mesim per te gjithe se kredibiliteti ne qeverisje kur dikush eshte ne opozite shume lehte shnderrohet ne iluzion. Kredibiliteti matet atehere dhe vetem atehere kur nje parti te jete ne pozite, dhe sidomos kur udheheqe me qeverine.

Por, po duket se i kemi harruar te vjetrit kur thojshin se per me e pa dikend se cfare eshte, jepi pushtet apo para”, ka përfunduar ish-ambasadori./GazetaExpress/

Related posts

“Raketat janë prodhim serb”, analisti: Si Vuçiç e ndihmoi Hamasin kundër Izraelit user 1 October 10, 2023 Aleksandar Vuçiq , hamasi , izraeli , Palestina , serbia Analisti Avenir Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se ka disa elementë që lidhin sulmin terrorist të 24 shtatorit në Kosovë dhe të 8 tetorit në Izrael. Ai tregoi se lideri i sulmit terrorist në Izrael është një palestinez që është dhe shtetas serb dhe njihet si mik i presidentit Vuçiç. PROMOTED CONTENT Metoda që djeg kërpudhat pa lënë gjurmë! More… 764 191 255 “Me shumë gjasa raketat e përdorura nga Hamasi janë raketa të shitura nga Serbia, se si kanë arritur deri aty unë nuk e di, por janë prodhim serb dhe më kryesorja vetëm në gushtin e këtij viti, zv. ministri i Jashtëm serb ka urdhëruar në Teheran dhe ka bërë një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për blerjen e 20 mijë dronëve vetëvrasës, ato dronët e vegjël nga 1 metër-1 metër e gjysmë,” – u shpreh Peka. Lexo më shumë Formohet qeveria emergjente dhe kabineti i luftës në Izrael Analisti shtoi se Serbia është një ishull i rrethuar nga NATO dhe sigurisht që këto dronë nuk mund t’i përdorë kundër NATO-s dhe këto dronë nuk janë për asgjë tjetër veçse për t’u përdorur kundër Kosovës nëse ndonjëherë do të duhet. /euronews.al/ Rruga Press

dardanianews

E akuzuan për video intime, reagon Luana: Është e turpshme, gjithçka e kam arritur me punë

dardanianews

Ish-këshilltari i Merkel-it zbulon gabimin më të madh të qeverisjes së saj

dardanianews