10 C
New York
May 20, 2025
DardaniaNews
Euro 2024Sport

Me ujë, me rrymë, me zjarrë edhe me Gjermaninë nuk luhet

Gjermania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian.

Të përzgjedhurit e Naggelsmann, shënuan fitore në ndeshjen hapëse ndaj Skocisë, me rezultat bindës 5-1, shkruan IndeksOnline.

Gjermania e nisi fuqishëm ndeshjen, ku shënoi tre gola qysh në pjesën e parë.

Florian Wirtz hapi serin e golave në minutën e 10-të.

Nëntë minuta më vonë, Jammal Musiala dyfishoi rezultatin, derisa Kai HaHavertz u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 45-të

Niclas Fullkrug shënoi golin e katërt për Gjermaninë në minutën e 68-të.

Skocia shënoi golin e nderit me një autogol nga Antonio Rudiger në minutën e 87-të.

Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, Emre Can shënoi për rezultatin përfundimtar në 90+3./IndeksOnline/

Related posts

Sondazh: Kushe fiton Euro 2024?

dardanianews

Publikohet renditja e re e FIFA-s, Kosova me pozitën më të mirë në histori

dardanianews

Zbulohet e dashura e Lamine Yamal?

dardanianews