7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Përkujtoi Oliver Ivanoviqin/ Kritika të ashpra për Albin Kurtin: Asnjë fjalë për vrasjet politike në Kosovë

Viktimat e vrasjeve politike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar politikanin serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq në përvjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një video, Kurti ka thurur fjalë lavdie për Oliver Ivanoviqin, i cili u qëllua për vdekje pesë vite më parë, në veri të Mitrovicës.

“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, ka thënë ndër të tjera Albin Kurti, për Oliver Ivanoviqin.

Por Albin Kurti asnjëherë nuk ka marrë mundin që të përkujtojë viktimat e vrasjeve politike në Kosovë, të cilët ishin anëtarë të LDK-së dhe bashkëpunëtorë të Ibrahim Rugovës.

Vetëm pesë ditë më parë, ishte përvjetori i 24-t i vrasjes së Enver Malokut, ish bashkëpunëtorit të ngushtë i Ibrahim Rugovës, por kryeministri Kurti nuk gjeti kohë t’i thotë disa fjalë, ashtu siç veproi me rastin e Ivanoviqit.

E ky veprim i Kurtit po kritikohet ashpër nga publicisti dhe analisti Rexhep Shahu.

Image

Rexhep Shahu

“Edi Rama dhe Albin Kurti po i sillen Serbisë e Vuçiqit si pordha nëpër brekë, nuk përfillin asgjë shqiptare, as viktima as të rënë, as dëshmorë, as sakrifica asgjë shqiptare por nderojnë dhe përulen para simboleve e ngjarjeve për serbët. Kjo është gjë e mirë pasi Rama e Albini do të na pajtojnë me serbët dhe ne nuk do të kemi telashe me serbët. Në fund të fundit ky është qëllimi, të pajtohemi me serbët sepse kojshi jemi dhe nuk kemi terezi me e çue jetën me luftë me ta”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Sipas Shahut, viktimat e vrasjeve politike nuk i përkasin partisë së Albin Kurtit, andaj edhe nuk merr mundin që t’i përkujtojë.

“Albini nuk ka të vrarë politikë të tij e të partisë së tij dhe për të vrarët e kojshisë është gajle e vogël. Për Oliver Ivanoviqin ka përgjegjësi, sepse me të bën politikë të madhe e diplomaci të madhe. Nuk është e lehtë me qenë kryeministër i të gjithëve edhe i atyre që të kanë votuar edhe i atyre që nuk të kanë votuar se po të jesh i tillë duhet me u ba burrë shteti e nuk ka kush terezi me u ba burrë shteti pasi është me mirë me qenë kryeministër i partisë së tij”, shprehet Rexhep Shahu.

“Duhet me qenë burrë shteti me i perkujtue Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Tahir Zemajn, Smajl Hajdarajn, Bardhyl Ajetin, Bekim Kastratin, Besim Dajakun, Ismet Racin, Ukë Bytyçin, Haki Imerin, Shaban Manajn, e gjithë të vrarët politikë në Kosovë”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

Related posts

ErdhiDita e Analistëve, gruaja e Armend Mujës avansohet nga ministrja Rozeta Hajdari

dardanianews

Konjufca, Lushtakut: Le ta mbrojë UÇK’në shoku yt që u përkul para pllakës serbe

dardanianews

Studentët ukrainas marrin armët në duar për të mbrojtur atdheun nga pushtimi rus

dardanianews