15.7 C
New York
October 22, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

Personat e zhdukur janë nga Vushtrria, njëra ateroi në Shkup nga Gjermania

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tre personave, për të cilët thonë se janë zhdukur dhe nuk kanë më asnjë kontakt me ta.

Bëhet fjalë për Ejup Ternavn, Cennet Ternavën dhe Fatmire Shabanin – të cilët sipas familjarëve nuk kanë qasje në telefona që nga mbrëmë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me të afërmit të cilët kanë treguar se Fatmirja e cila jeton në Gjermani kishte arritur në aeroportin e Shkupit. Vëllai i saj bashkë me gruan e tij ishin nisur për ta marrë, por që nga ai moment nuk ka asnjë sinjal nga ta.

Njëri nga familjarët e tyre tha për redaksinë se nga dogana e kanë njoftuar se të zhdukurit nuk kanë pasur hyrje drejt Kosovës.

Po ashtu, sipas këtij familjari, janë njoftuar edhe policia dhe Ambasada në Shkup, por siç tha ai, nuk e kanë shpërndarë informacionin./Periskopi/

Periskopi/

https://periskopi.com/sq/2026/7/tre-persona-zhdukur-familjaret-thone-u-nisen-shkupi-drejt-kosoves-kerkojne-ndihme

Related posts

Kështu LDK mund t’i fitojë zgjedhjet, analisti tregon se cili vendim dëmtoi qeverinë Kurti

dardanianews

Identifikohet trupi i Eglant Koçit – dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij

dardanianews

A do të rikthehet G-Bani sonte në BBVA? Ish banori publikon video

dardanianews