August 25, 2026
DardaniaNews
FeaturedNatyra

Po pinte ujë pa e vërejtur grabitqarin, momenti kur krokodili i madh e kap dhe “e merr me vete” qenin e pafat

Ky është momenti i tmerrshëm kur një qen shihet qetësisht duke pirë ujë nga një lumë sulmohet nga një krokodil dhe u tërhoq nën ujë nga kafsha grabitqare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në video, kafsha endacake endet në bregun e lumit Chambal në Rajasthan, Indi, ndërsa në të njëjtën kohë një krokodil noton nga thellësitë.

Dhe qeni i etur nuk duket se vëren rrezikun që fshihet vetëm nën sipërfaqe të ujit dhe vazhdon të kalojë përmes ujit të cekët.

Disa çaste më vonë, krokodili i madh del nga uji me shpejtësi marramendëse dhe kap qenin e vogël dhe të pafuqishëm në nofullat e tij.

Qeni për një kohë të shkurtër tenton të shmang kafshimin para se të tërhiqet nën ujë nga krokodili, i cili me sa duket pastaj mbyt gjahun e tij të pafat dhe e ha atë.

Diga Rana Pratap Sagar, e cila përmban një numër krokodilësh që vijnë në sipërfaqe për të bërë “banja dielli”, është pak mbrapa vendit ku u filmua sulmi. /Telegrafi/

Related posts

U tha se është shtatzënë, Kiara nxjerr fotot

dardanianews

Para hyrjes së Adriana Matoshit në operacion, Keith me dedikim prekës për të

dardanianews

Limaj tregon për herë të parë bisedën sekrete me Rugovën pas përfundimit të luftës

dardanianews