November 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rrahen Kujtim Shala i LDK-së dhe Gazmend Gjyshinca i VV-së?

Një incident ka ndodhur pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme.

Disa burime kanë bërë të ditur se pas kësaj mbledhje, deputeti i LVV’së, Gazmend Gjyshinca është përfshirë në një përplasje me deputetët e LDK’së Arben Gashi dhe Kujtim Shalën.

Paraprakisht Shala dhe Gjyshinca kishin pasur edhe një përplasje në komision.

“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z.Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.

“Ti po më kallzon a”, iu është përgjigjur Shala

Vetëvendosje për të folur lidhur me këtë temë ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media

 

Related posts

A u tërhoq Putin nga pushtimi i Ukrainës pas telefonatës së Biden? Flet zyrtari i lartë amerikan

dardanianews

LIVE: Fillon ceremonia e Topit të Artë 2021 – e gjithë ajo që po ndodh

dardanianews

Pandemia e shtyn ekspozitën për heroin Sali Çeku nga 28 Nëntori për 17 Shkurt

dardanianews