8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sot jam me Sali Berishën

Nga Kimete Berisha/

Unë jam sot me Sali Berishën, sepse;

S’ka rëndësi a është ‘i mirë apo i keq’ (të gjithë janë të kqij), por është i jashtëzakonshëm;

 Sali Berisha nuk është braktisur nga ata që e kanë krijuar, por është braktisur nga ata që ky i ka krijuar, prandaj krejt ky fat është dramatik.

Ta kujton frazë latine: Et tu, Brute?

– Jashtë politikës, si karakter, Sali Berisha u ngrit edhe dje në këmbë, dhe i vetëm, i ekskomunikuar, i përjashtuar dhe i lënë, shkoi në Parlament.

Duhet t’i kesh dy zemra për ta bërë këtë;

– Sali Berisha konsiderohet ‘fajtor, derisa të vërtetohet pafajësia e tij’, kjo ta kujton Jul Cezarin!

– Dhe e bën fatin e tij të jashtëakonshëm dhe gati mitologjik!

– Sali Berisha është i befasuar nga guximi i Lulzim Bashës.

Lulzim Basha kurrë s’ka guxuar, por kur ka guxuar, ka guxuar përnjëherë.

Si ai qeni që nuk ka hëngër m.t 40 ditë, dhe pastaj i ka hëngër 40 m.t. përnjëherë.

– Sali Berisha nuk ka investuar në miqësi, sepse po shihet që nuk e ka asnjë mik (sikur që askush nuk e ka asnjë mik), por sikur të gjithë njerëzit, edhe Berisha, ka kujtuar se miqësia krijohet me dhurata, me privilegje, me pozita.

Jo nuk krijohet, ashtu krijohen robërit (e robi ëndërron ta vras të zotin e tij), sepse gjithmonë gjendet dikush që jep dhurata më shumë se ti;

– Lulzim Basha është vonë për të ‘shpëtuar’;

– Edhe kur ka vendosur të ‘nxjerret nga situata’, e ka zgjedhur metodën më të ndyrë, metodën e tradhtisë dhe përjashtimit;

– Për ta shpëtuar veten, Lulzim Basha do të duhej të dorëhiqej vet!

Vetëm kështu do t’ia kthente të mirën me të mirë Sali Berishës, i cili ia duroi dhe ia fali gjithë atë paaftësi, me bindjen se njeriun e pazot mund ta kontrollosh, e ti bëhesh Zot.

– Lulzim Basha, u bë i zoti veç një herë në jetë, duke e vrarë të zotin e tij!

Nuk u pëlqen shqiptarëve ky fund i tregimit.

Prandaj, në politikë Lulzim Basha nuk ka ardhmëri.

Kur e tradhton njeriun që e krijoi, a lë njeri ky pa tradhtuar!

Nuk i besohet Lulzim Bashës. Ky është problemi i tij më i ri;

– Tash sheh gazetarë e politikanë shqiptarë,  të shkrirë nga lezeti me ‘fundin’ e Sali Berishës, dhe bash kjo nirvanë u pengon ta shohin të vërtetën!

Sali Berisha sot po duket se s’ka nevojë për askënd (përveç për shpirtin e tij) për të mbetur gjallë.

Dhe kjo mua më motivon.

– Lulzim Basha, duke e përjashtuar Berishën, e ka bërë simpatik dhe e ka ringjallur mëshirën e shqiptarëve për të.

Nëse nuk do ta kishte përjashtuar nga partia, papritur dhe vrazhdtë (krye n’vete, pa e pyetur askënd në parti), nuk do të kisha ndjerë keqardhje për vetminë e Sali Berishës!

– Unë sot jam me Sali Berishën. Jo se e konsideroj viktimë, nuk e shoh si viktimë.

Por sepse e lakmoj dashurinë e tij gjigande për veten dhe për jetën.

– Të isha dje aty në Kuvend, edhe sikur të isha deputete e PS, do të ulesha pranë tij.

 

Related posts

Elvisi, 7 vjeçari që shet mollë për të mbijetuar, mund ta shihni çdo ditë në Llabjan!

dardanianews

Osmani pajtohet me qëndrimin e deputetes gjermane se rrëzimi i Qeverisë do të jetë katastrofë për Kosovën

dardanianews

E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë

dardanianews