21.1 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
Lajme

Të parin e Tiranës e nisin me urgjencë për në Turqi, është i infektuar me COVID-19

Më 28 korrik, kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, është konfirmuar me COVID-19 dhe nga atëherë, nuk është dhënë ndonjë detaj për ecurinë e betejës së tij me këtë sëmundje.

Por sot, OraNews shkruan se ai është nisur për Turqi, ku do të mjekohet në një prej klinikave të njohura të këtij vendi.
“Burime pranë kryebashkiakut, familjarë dhe të njohur bëjnë të ditur se Erion Veliaj është nisur për kurim jashtë vendit, disa ditë pas njoftimit për prekjen me COVID-19. Mësohet se ai do të kurohet në një nga spitalet e njohura turke. Gjithashtu mësohet se kryebashkiaku tashmë ka mbërritur atje”, thuhet në njoftimin e Ora News.

 

 

Related posts

Mediumi spanjoll shpërndan një video: Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën

dardanianews

Konfirmohet aktakuza ndaj Sinan Vllasaliut

dardanianews

E rëndë: Vritet në Francë ish-ushtari i UÇK-së, u godit nga plumbi teksa flinte

dardanianews