23.8 C
New York
September 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezëShqipëri

Theret me thikë djali i gazetarit Mustafa Nano

Një person është plagosur me thikë sot në rrugën “Barrikada” në kryeqytet. Personi i plagosur, i identifikuar si Gerian Nano, 34 vjeç, rezulton të jetë djali i gazetarit Mustafa Nano.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë dhe as identiteti i autorit.I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. N. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit,” njoftoi policia.

Related posts

Serbia, fillimisht të formoj bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbinë Jugore !?

dardanianews

Gjermania po ndërton ushtrinë më të madhe në Evropë

dardanianews

“TheGeoPost.com” publikon një bisedë telefonike, pretendon se është mes të dyshuarit për spiunazh Bedri Shabani dhe Sërgjan Rosiqit

dardanianews