November 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

U bё mollё sherri në përleshjen me sigurimin, e dashura e Bleros paska shkëlqy mbrëmë (Foto)

Mbrëmja finale e Big Brother VIP Kosova ka qenë e mbushur me emocione dhe surpriza.

Me një publik të shtuar dhe numër më të madh njerëzish, finalja e BBVK 2 ishte një spektakël i vërtetë.

Në studio të ftuar ishin edhe një pjesë e mirë e banorëve të eliminuar, të cilët janë dukur mjaft elegantë në mbrëmjen përmbyllëse të këtij edicioni.-

I pranishëm ka qenë edhe këngëtari i njohur vendor, Blero Muharremi, i cili qëndroi për një kohë të gjatë në shtëpi, por dha dorëheqje me vetëdëshirë nga gara, duke vendosur shëndetin mendor në radhë të parë.

Ai ishte i shoqëruar nga e dashura e tij misterioze në finale, të cilën e ka mbajtur larg kamerave, por e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive të bukuroshes në fjalë, e cila ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur tash e sa kohë.

Blero u përfol gjithashtu se në mbrëmjen pas spektaklit u përfshi në një sherr me sigurimin, shkaku i të dashurës, por që në një prononcim për “Prive”, ai tha se ka qenë thjesht një keqkuptim. /Telegrafi/

Shiko fotot:

Related posts

Xheneta Fetahu ishte e ftuar ditën e sotme në “Big Brother Vip Albania Fun Club”.

dardanianews

Cili është më i famshëm Gjesti apo Gimbo? Ja si përgjigjet Xheneta

dardanianews

Tërmet i fuqishëm godet Tiranën, kështu reagojnë banorët brenda BBVA

dardanianews