Ukraina ka paralajmëruar se Rusia “pothuajse e përfundoi “ndërtimin e forcave të saj që mund të përdoren për një ofensivë kundër këtij shteti, duke shtuar frikën se Moska mund ta nisë pushtimin në çdo kohë.
Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës — të ndarë ekskluzivisht të martën për CNN — Rusia tani ka vendosur më shumë se 127 mijë trupa në rajon.
Forca e plotë e grupit tokësor RF AF (Forcat e Armatosura të Federatës Ruse) në drejtimin ukrainas – ka mbi 106 mijë personel. Së bashku me komponentin e detit dhe ajrit, numri i përgjithshëm i personelit është mbi 127 mijë ushtarakë”, thuhej në vlerësim, i cili e quajti situatën “të vështirë” dhe tha se Ukraina beson që Rusia “po përpiqet ta ndajë dhe dobësojë Bashkimin Evropian dhe NATO-në”.
Veprimet e Rusisë synojnë gjithashtu kufizimin e aftësive të Shteteve të Bashkuara, thuhet në vlerësim, “për të garantuar sigurinë në kontinentin evropian”.
Kjo vjen pasi tre raunde bisedimesh diplomatike midis Rusisë dhe Perëndimit, që synonin de-përshkallëzimin e krizës, nuk arritën të jepnin një zgjidhje javën e kaluar.
Zëvendëssekretarja e Shtetit e SHBA-së, Wendy Sherman, deklaroi të mërkurën e kaluar se ishte e paqartë nëse Moska synonte t’i përdorte bisedimet si pretekst për të pretenduar se diplomacia nuk mund të funksionojë.