Dhe në mes të rritjes së mbështetjes perëndimore për Ukrainën, Putini ka bërë “kërcënime të fshehta”.

Ndërkaq sa i përket raporteve se shëndeti i Putinit është “në rënie”, intervistuesi televiziv Dmitry Gordon e pyeti zotin Grozev: “Ne e shikojmë [Putinin] duke shtrënguar në mënyrë spazmatike cepin e tryezës me dorën e tij të djathtë gjatë një takimi me [ministrin e Mbrojtjes Sergei] Shoigu”.

Në këtë drejtim, Grozev pohoi se një oligark i afërt me Putinin tha se “ai është më mirë të vdesë” nga sëmundja e tij e rëndë sesa të vazhdojë të “shkatërrojë” Ukrainën, Rusinë dhe elitën e biznesit super të pasur të Moskës.

“Kohët e fundit me kolegët dëgjuam një regjistrim të një oligarku, jashtëzakonisht të afërt me Putinin”, tha ai.

“Miliarderi po i thoshte një oligarku tjetër: ‘Më mirë të vdesë nga kjo’ – dhe ai e quajti një sëmundje nga e cila dyshohet se vuante Putin”.

Putini mund t'i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri më 9 maj - ja si do ta "justifikojë" këtë dhe çfarë mund të ndodhë më pas

“Ishte më mirë të kishte vdekur ‘sepse na ka shkatërruar, po shkatërron Ukrainën…dhe Rusinë’”.

Komentet e Grozev vijnë pasi Rusia kreu lëshime të simuluara të raketave me aftësi bërthamore nga një enklavë territori në Evropën kontinentale të enjten. /Telegrafi/