8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Urime Dita e Çlirimit Kosovë

 

12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar!
Kosova feston sot 21(njëzetë e një vjetorin) e çlirimit të saj me shpresa të reja. Njëzetë e një vjet më parë, pas lëvizjes së fuqishme kombëtare të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, prirë nga Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, pas luftës çlirimtare të prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas fushatës vendimtare bombarduese 78-ditore të kryer nga NATO-ja me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova do të përzinte nga territori i saj njëherë e përgjithmonë pushtimin serb.
Në këto 21 vite të protektoratit ndërkombëtar dhe të pavarësisë, populli i Kosovës ka treguar durim, ka treguar shpresa të pashterura tek drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare dhe tek udhëheqja e tij. Armiqtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, armiqtë e lirisë dhe pavarësisë së popujve, autorët e kasaphanave të viteve 1990 i vazhduan pengesat kundër të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës edhe në terrenin e vendit, edhe në rrafshet e ndryshme politike e diplomatike, në të gjitha drejtimet, duke e vonuar sa më gjatë procesin e Kosovës, në mënyrë që të mbahen peng të gjitha proceset evropiane dhe veri atlantike, në mënyrë që vatrat e tjera të krizave të transplantohen këtu në zemër të Evropës, në mënyrë që të rikthehen në mënyrë të shumëfishtë vitet 1990 në kontinentin e vjetër. Populli i Kosovës, me shpresat e tij, me durimin e tij, me fisnikërinë e tij të dëshmuar për mijëra vjet në këto troje të lavdishme iliro dardane, diti të ruajë dinjitetin, të ruajë vendosmërinë për kurorëzimin e suksesshëm të fryteve të saj, gjithnjë përkrah Amerikës dhe miqve e aleatëve të tjerë të cilët realitetin e këtyre viteve e shikojnë si një zhvillim epokal jo vetëm për Kosovën dhe hapësirën kombëtare shqiptare, por për të gjitha proceset evropiane, veri atlantike dhe globale
Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, edhe sot kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi.
Kujtojmë themeluesin e shtetit të Kosovës, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë.
12 qershori i vitit 1999, është vazhdimësi e mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bëmë dhe kemi edhe shumë
për të bërë, është ofshamë e bukur edhe për trevat tjera shqiptare ende nën pushtim e okupim, ende në pamundësi ta gëzojnë të gjithë shqiptarët një shtet – një
komb Ilirik !
Urime Kosovë Dita e çlirimit!
Ti je Djepi i Dardanisë dhe fat e bekim i kombit shqiptar!

Solothurn, 12 qershor 2020
Haki Latifi

Image may contain: 14 people

Related posts

PËR ATA “RUGOVISTË” QË JANË SULUR NË BETEJE PËR TA “MBROJTUR” RUGOVIZMIN ME VEPRIME DHE SHKRIME MË ANTIRUGOVISTE!

dardanianews

Kiara-Luiz apo Bora-Donald, kush mban vendin e parë për klikime?

dardanianews

“Nacionalistë serbë paralajmërojnë heqjen e pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë”

dardanianews