20.5 C
New York
September 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Vdes aktori Adem Mikullovci

Sot në orët e para të 15 shtatroit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vdekur në ora 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!
Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë.

169
592
317

 

 

Related posts

Ja kur pritet të bie bora e parë në vendin tonë

dardanianews

Thaçi me akuza të rënda për Osmanin: Nëse dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë

dardanianews

Ekskluzive: Pamje kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje 18 vjeçari nga Podujeva

dardanianews