August 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vetëvendosje me 12 qershor organizon tubim në Kosovë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se tubimi do të mbahet të premten më 12 qershor, shkruan InLajmi.

Sipas Kurtit ky organizim vjen ani pse në Kosovë kanë nisur të rritën ndjeshëm rastet me koronavirus.

Vetëvendosje në ndërkohë vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës

Postimi i plotë:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës… /InLajmi/

Related posts

Nëna e Genta Ismajlit ia kalon edhe vajzës për nga bukuria, elegante dhe me shumë klas

dardanianews

“Me sa duket Serbia po përgatitet për luftë”, ekspertët zbulojnë taktikën ruse për ta hutuar Amerikën

dardanianews

Berisha: Furnizova me naftë Millosheviçin sepse penalizohej Kosova, ngeleshin tokat pa punuar

dardanianews