5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Thaçi: Kurti më tha nuk kam njeri që i besoj, Glaukun e mbaj në distancë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka thënë se i ka propozuar Albin Kurtit sa ishte kryeministër i Kosovës, që këshilltari i tij Bekim Qollaku dhe Glauk Konjufca të punojnë së bashku për dialogun. E sipas Thaçit, Kurti ka thënë se nuk i beson Glakut, madje e mban në distancë.


“Sa i përket takimit me Kurtit, ekziston transkripti. Mediat mund ta marrin”, është shprehur Thaçi.

Thaçi tregon se propozoi një bashkëpunim në mes të Qollakut dhe Konjufcës, por një gjë të tillë e kundërshtoi Kurti.

“Unë i kam propozuar që Bekim Qollaku të komunikojë me dikën të afërt. Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet”, ka thënë Thaçi në Pressing të T7.

“Unë i thash ju lumtë sepse unë nuk mund të punoj pa ekipë. Por, leje Glaukun meqë është i afërt me ju. Ai më tha se “Ti e di i kujt është ai”. Tha unë e mbaj në distancë”, shtoi Thaçi.

 

Related posts

157 TË SHËRUAR DHE 118 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, ROSU arreston disa persona dhe konfiskon arsenal armësh

dardanianews

Ekskluzive/ Getinjo largohet nga “BBV Kosova”

dardanianews