0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky është kosovari që dyshohet se u vra në një burg në Serbi

Një shqiptar me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi.

Peja në Fokus raporton se viktima është Artan Zymberaj nga Peja, ku siç raportojnë ata, ai është vrarë në burgun e Begoradit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme të Norvegjisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”.

Familjarët dyshojnë se vrasja ka ardhur sepse i ndjeri kishte tatuazh në trup figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK-së si dhe Skëndërbeun./

Related posts

Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit – Express sjell fotografitë

dardanianews

Paralajmërohet stuhi e madhe në Ballkan

dardanianews

“Shefi kryesor i bandës, i dekoruar nga Hashim Thaçi”, bashkëluftëtari i Sali Çekajt akuza të rënda pas dosjeve të UNMIK-ut

dardanianews