20.5 C
New York
September 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Gjyqtari ndeshjes Real-Bayern, është “baksuz” për madrilenët

Gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që Real Madrid dhe Bayern Munich do të luajnë këtë të mërkurë në stadiumin Santiago Bernabeu.

Marciniak ka drejtuar Real Madridin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy. Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje.

E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar, ku Real Madridi u nënshtrua në Etihad Stadium 4-0.

Gjyqtari polak kishte drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit./Indeksonline/

 

Related posts

Degradon debati mes dy këngëtareve shqiptare: S’ke faj, se ke kaluar në post-menopauzë

dardanianews

Paralajmëron Biden: Putin është mbështetur për muri, mund të zbatojë taktika më të ashpra

dardanianews

Anonymous’ nuk ndalet, grupi i hakerëve publikon dokumente sekrete të qeverisë së Serbisë

dardanianews