March 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

LAJMI I FUNDIT: Nga brenda mbledhjes së GP të LDK-së: Deputetët që po e kundërshtojnë mocionin (Emrat)

Gazeta Blic nga burime brenda mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së ka marrë vesh se janë katër deputetë që po e kundërshtojnë procedimin e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.Sipas burimeve të Gazeta Blic, kundërshtimin më të fuqishëm po e bënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e procedojnë këtë mocion.“Vjosa Osmani e ka kundërshtuar fuqishëm procedimin e mocionit”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Pos Osmanit, siç merr vesh Gazeta Blic në mbledhje kundër mocionit ka qenë edhe deputeti nga Prizreni, Haxhi Avdyli, deputeti nga Suhareka, Ardian Shala dhe deputetja Marigona Geci.“Deri tani këta katër deputetë po e kundërshtojnë mocionin”, tha ky burim i Gazeta Blic.Ndryshe, Gazeta Blic para pak orësh raporti se ka thyerje në LDK, në lidhje me procedimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Agim Veliu i cili dje u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti thotë se gjatë kohës sa kishte udhëhequr me këtë dikaster ky i fundit nuk ka pasur mundësi t’i ndërhynte në punë. Zotohet se ai nuk I nënshtrohet askujt.“Unë besoj se, gjatë ditës së sotme do të llojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve dhe në momentin që ato do të kompletohen do të procedohen në kryesinë e kuvendit për tu proceduar më tutje”, shprehet Veliu.
Ai në një emision në Televizionin Publik të Kosovës deklaroi se që nga procesi para dhe pas zgjedhor ka kundërshtuar dhe ka pasur hezitime për koalicion. Kjo pasi që siç thotë ai, duke njohur filozofinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe dallimet në mes dy partive. Ai shkon edhe më tutje.Veliu konsideronse partia me të cilën kanë qeverisur gjatë këtyre ditëve nuk ka kuadro.“Unë nuk kam pasur pengesa as nuk kam pasur ndihmesa, sepse Kurti e ka ditur që unë nuk I nënshtrohem asnjë presioni dhe kërkese të tij. Unë punën time e kryej në bazë të rregullave ashtu sic edhe kërkohet në bazë të ligjeve. Ai e ka ditur që kërkesat e tij do të jenë të kota”, deklaron ai.

Related posts

Publikohet rezultati 24 orësh, kaq të infektuar janë në Kosovë

dardanianews

Vuçiq e merr në mbrojtje kriminelin e luftës Sllobodan Millosheviq, ia arsyeton krimet

dardanianews

“Flirte e lojëra online nga qelia”, shqiptari i dënuar për vrasje në Angli, video live në TikTok nga burgu

dardanianews