Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Bajraj, i ka reaguar ish-kryetares së Degës së LDK-së në Gjermani Donika Gërvallës, për deklaratën e saj të fundit.
Gërvalla i ka reaguar dje kryetarit Isa Mustafa, i cili kishte thënë se qytetari nuk vendos kush do të qeveris me popullin, pasi vota vendos vetëm për deputetët. Ajo kishte thënë se mendësia si kjo e Mustafës po e “peng LDK-në dhe nëse nuk rezistojnë nëndegët dhe degët e LDK-së, atëherë klani PDK brenda “Lidhjes” nuk ka për ta lëshuar deri sa të pushojë së ekzistuari”.
E Bajraj, teksa ia ka kundërpërgjigjur Gërvallës, ia ka kujtuar asaj largimin nga LDK-ja, teksa ka thënë se ajo kishte rënë pre e ambicieve egocentriste për pushtet të klaneve dhe grupeve intriguese kundër LDK-së, përcjell Bota sot.
“Ju zonja Gërvalla, me këtë mendësi dhe qasje destruktive, mund të gjeni dhe digjni edhe ndonjë Bulliq brenda LDK-së dhe t’i faturoni n’politikë, fatin e zonjës, Edita Tahiri, z.Nexhat Daci, z.Fatmir Sejdiu, por në fund do të dëmtohet profili i tyre dhe jo i LDK-së”, ka shkruar ndër tjerash Bajraj.
Reagimi i tij i plotë:
Zonjës së nderuar, Donikë Gërvalla
LDK-ja, është Kështjellë e fortifikuar dhe me Bedena t’lartë e t’thepisur – s’pushtohet dot nga jashtë !
Zonja Gërvalla:
“Mendësi “akademiku”, jo mahi.