June 24, 2026
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Zvicra sot rihap shkollat fillore, dyqanet dhe restorantet

Autoritetet zvicerane i kanë ndërmarrë një varg masash për t’iu kthyer zhvillimit normal të jetës pas pandemisë, përfshirë rihapjen e shkollave dhe restoranteve.

Nga e hëna, në Zvicër do të rihapen shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, që do të thotë se mësimi do të vazhdojë për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përpos shkollave, do të rihapen edhe dyqanet, muzetë, bibliotekat dhe restorantetet, me kusht që ato t’i respektojnë disa masa parandaluese, siç është distanca sociale.

Megjithatë, sipas vlerësimit zyrtar të qeverisë, niveli i rrezikut nga koronavirusi në Zvicër mbetet në shkallën e jashtëzakonshme, që nënkupton se situata ende nuk i është kthyer normales.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Zvicra deri më tani i ka regjistruar 30,305 raste të infektimeve me Covid-19 dhe 1,833 viktima.

 

Related posts

Jam gjallë”/ Snajperisti më i mirë në botë hedh poshtë lajmet e vrasjes nga rusët

dardanianews

Emocionuese😓 BBC: Një grup fëmijësh në Gaza qëndruan zgjuar deri vonë duke festuar për marrëveshjen e armëpushimi me Izraelin

dardanianews

Batica ka filluar të kthehet kundër Putinit”: Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kievit

dardanianews