30.6 C
New York
July 5, 2025
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Ja shtetet që hapin kufijtë më 15 maj

Vendet baltike do të jenë të para vende në Europë që do të hapin kufijtë e tyre, pas mbylljes për shkak të Koronavirusit.

Lituania, Letonia dhe Estonia do hapin kufijtë mes tyre më 15 maj, por do të lejohen e vetëm banorët e këtyre vendeve, askush tjetër nga BE apo pjesa tjetër e botës.
Lajmi u konfirmua nga kryeministrat e 3 vendeve duke e konsideruar këtë vendim si hapin më të madh drejt normalizimit të jetës së përditshme.

Të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve do t’i nënshtrohen izolimit 14-ditor.

Polonia dhe Finlanda parashikohet që t’i bashkohen hapësirës së përkohshme të lëvizjes së lirë me vendet baltike pak më vonë, në një datë që ende nuk është përcaktuar.

Deri tani në Estoni janë shënuar 55 viktima, 48 në Lituani dhe 17 në Letoni.

Related posts

Pesë gjërat që duhet të dini për Forcën e Reagimit të NATO-s!

dardanianews

Bisedimet SHBA-Kinë në Romë, The Guardian zbulon çfarë u negociua në takimin që zgjati 7 orë

dardanianews

Pse biseda mes Bidenit dhe Xi Jinping është kaq e rëndësishme për agresionin rus në Ukrainë?

dardanianews