3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Shëndetësi

Alarmante, kaq persona me koronavirus në gjendje të rëndë në Infektivë

Në Klinikën Infektive aktualisht janë duke u trajtuar 93 pacientë të konfirmuar me koronavirus, ku prej tyre dy persona janë në gjendje të rëndë dhe tre të tjerë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë transmeton ballkani.info

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në raportin e Klinikës Infektive.

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekesisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19. /Ballkani.info/

Related posts

Ekspertët: Koronavirusi do të pësojë mutacion, do të ashpërsohet dhe do të bëhet më kërcënues se kurrë

dardanianews

Rëndohet bilanci: 23 raste të reja me Koronavirus dhe 22 të shëruar

dardanianews

Ministri brazilian fajëson Kinën: Ju keni fshehur COVID-19 për të krijuar pajisje mjekësore, tani po fitoni duke i shitur

dardanianews