18 C
New York
October 23, 2024
DardaniaNews
ShowbizStili

Atë që nuk ma afroi burri ma afroi ish-shoku im!

Jam 32 vjeçe, e martuar qe dy vjet. Edhe shoku im i ngushtë është i martuar, është 34 vjeç. Me të jam në kontakt qe 7 vjet. Por, kurrë më parë nuk kemi biseduar për gjëra seksi si tash…

Kur jam martuar i humba kontaktet me të. Pas dy vitesh të martesës sime për herë të parë më ka thirr në telefon.

Biseda zgjati disa ditë dhe më tregoi se do vinte në pushim, në të njëjtin vend ku jam unë. Ashtu edhe ndodhi. I filluam bisedat çdo natë, filloi t’më tregonte për marrëdhëniet me gruan e tij dhe si ishte i pakënaqur në seks.

Pas disa ditësh bisedë e lamë të takohemi në një vend jashtë qytetit dhe të shihemi, të bisedojmë. Nuk ishim parë katër vjet. U përqafuam fort dhe menjëherë ndjeva që do më puth. Sytë e tij shikonin buzët e mia…

Pas bisedës që bëmë filloi prapë t’më tregoj se ishte i pakënaqur me gruan në seks dhe filloi me më pyet çka do bëja me një femër siç është ajo.

Fillova të flas, por pas disa fjalëve të mia më tha: “Më fal që do të ndërpres, të mos humbim kohë shumë, a je për një kënaqësi me mua?”.

Mbeta pa fjalë, sepse e kam shok të mirë, madje shumë të mirë… Dhe, pas shumë hamendjesh vendosa për po.

Shkuam në një motel buzë rrugës kryesore, hymë në dhomë dhe menjëherë filluam me u puthë. Nuk vonoi shumë dhe m’i hoqi pantallonat dhe më hodhi në shtrat…

Qëndruam në motel hiq më pak se dy orë dhe kur u ngopëm me kënaqësi, e lëshuam motelin me premtimin se më kurrë një gjë të tillë të mos e përsërisim…

Nga ajo ditë dëgjohemi shpesh në telefon, por nuk jemi takuar më kurrë, sepse nuk duam ta prishim rehatinë tonë familjare…

 

Related posts

Kapi partneren duke e tradhtuar? Aktori: Dyshova dhe rezultova i saktë

dardanianews

Shkakton reagime videoja e kryeministres finlandeze duke vallëzuar

dardanianews

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz i japin fund martesës? Ja cfarë ka ndodhur…

dardanianews