24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Banori i ri i Big Brother, ish i dashuri i Sarës? Silvi: Do dalin fotot

Silvi Forte është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip, i cili u fut mbrëmjen e djeshme, së bashku me Sara Karajn dhe Julia Ilirjanin.

Pak para mbërritjes në shtëpi, ata kanë realizuar një intervistë për “Fun Club”.

Silvi, mes të tjerash, ka treguar se ka pasur një njohje më shumë me banoren e Big Brother, Sara Gjordenin.

I pyetur se cilën nga vajzat e Big Brother Vip njeh nga jashtë, Silvi është përgjigjur “Sarën, Erjolën, Rozën”. Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot.

Ndërsa presim që në ditët në vijim të zbulojmë më shumë se çfarë e lidh dyshen, Sara aktualisht është në një lidhje brenda shtëpisë, me Bardhin. Në një situatë të pazakontë, ajo u përball edhe me ish të dashurin e saj, Endrikun, i cili u fut si konkurrent, brenda shtëpisë së Vëllait të Madh, ndërsa shpesh është folur edhe për lidhjen e saj me një boksier, për të cilin u akuzua se nuk e kishte mbyllur akoma marrëdhënien.

Related posts

Juli krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës: Prit kur të vijë dikush nga jashtë

dardanianews

Xhensila Myrtezaj publikon për herë të parë fotot e djalit, ka një mesazh për Besin

dardanianews

Arrestohet nëna e Getoar Selimit

dardanianews