January 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

E frikshme: Raportohet se në Spitalin e Pejës një foshnje e pajetë është vënë në lavatriçe, nxirret copa-copa

Një rast i frikshëm raportohet të ketë ndodhur në Spitalin e Pejës.

Siç shkruan Indeksonline, që ka siguruar edhe një rrëfim për këtë ngjarje, një foshnje e pajetë është vënë në lavatriçe.

Sipas gazetës, trupi i foshnjës është nxjerr copa-copa, teksa thuhet që stafi i spitalit ka insistuar që rasti të mbetet i fshehtë.

Megjithatë, prindërit e kanë njoftuar policinë.

“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё”, thuhet në përgjigjen e Policisë për mediumin respektiv.

Related posts

Sondazh i shpejt: Kush fiton sot?

dardanianews

Aksident i rëndë, katër të vdekur në rrugën Ferizaj-Shtime

dardanianews

Lajmi fundit: Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri

dardanianews