July 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

E rëndë: Nëna shqiptare gjen të pajetë djalin e saj 3-vjeçar

Një njgarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi. Mësohet se një nënë shqiptare ka gjetur të pajetë djalin e saj 3 vjeçar.

Sipas informacioneve të mediave greke, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore Farsale, ku ka konstatuar vdekjen.

Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga policia, ndërsa autopsi-nekropsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Related posts

Donald Trump sulmohet gjatë fjalimit, largohet nga skena i përgjakur

dardanianews

Hafiz Gagica pritet të bëhet ambasador në Gjermani

dardanianews

Ministri serb i Mbrojtjes: Duhet ta pajisim ushtrinë, situata në Kosovë po ndërlikohet

dardanianews