November 16, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Incident gjatë takimit të Vuçiqit me presidentin e Bullgarisë

Gjatë fjalimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Bullgarisë, Rumen Radev në Dimitrovgrad, sot ndodhi një incident.

Siç raporton mediumi serb, B92, gjatë fjalimit të tyre para një monumenti të sapo zbuluar, njëra nga vajzat me kostum tradicional – e cila ishte në këtë ngjarje – u sëmur dhe i ra të fikët, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq dhe Radev menjëherë ndërprenë fjalimet e tyre dhe u nisën për ta ndihmuar, por njerëzit rreth saj tashmë kishin arritur ta kapnin dhe ta ngrinin lart.

Pas kësaj, ceremonia vazhdoi.

Related posts

Rezultate befasuese/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, ja cila parti kryeson

dardanianews

Lajmi fundit: Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?

dardanianews

Përfundon takimi i Kurtit me Krasniqin e Abdixhikun, deklarohet Qeveria

dardanianews