8.9 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish zëvendësi i Tahir Zemajt i drejtohet Rrustem Berishës: Trego kush të kërcënoi, dhe çfarë bisedove me Azem Sylën e Jakup Krasniqin

Ish bashkëluftëtari dhe zëvendësi i kolonel, Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se Agim Çeku kishte bërë shuarjen e Brigadave 134, 131 dhe Batalionit desanto vëzhgues BDV-së në mënyrë krejt jo legjitime.

Në rrëfimet e tija, Çeku për hyrjen në Kosovë për t´ju bashkangjitur UÇK-së i jep tri data të ndryshme, ai pra Çeku kishte marrë detyrën e krye shefit të SHP në prill të vitit 1999 nga Bislim Zyrapi, pra dy muaj para përfundimit definitiv të luftës. Me anë të një urdhri i cili sipas meje ishte jolegjitim bën shuarjen e njësive operative, pra brigadave 134, 131 dhe Batalionit desanto vëzhgues BDV-së, të cilat thyen kufirin më 9 prill 1999, duke bartë mbi supe barrën kryesore në betejën e Koshares. Agim Çeku me dekret formon Brigadën 138 Agim Ramadani në maj 99´, pra diku përafërsisht një muaj e disa ditë para përfundimit të luftës, bën puq ushtarak de fakto, por jo de jure duke tentuar që ti marr meritat e njësive operative, manipulon me opinionin publik se Brigada Agim Ramadani ka thyer kufirin në Koshare çka s´është fare e vërtetë. Kështu duke dezinformuar apo propaganduar në vazhdimësi mashtroi, bëri trysni-presion në eprorët ushtarak në Koshare të cilët ishin nën komandën dhe urdhrat e kolonel Ahmet Krasniqit , për këtë duhet të jep llogari morale dhe ligjore, pse u mor me këto ndyrësira duke e ditur se ishte një oficer i karrierës dhe e kishte të qartë se bënte shkelje të ligjit të Mbrojtjes të v. 1993 të aprovuar nga Ministria e mbrojtjes e Republikës së Kosovës”, deklaron Ramabaja për “Bota sot”.

Më tej, major Ramabaja ka kërkuar sqarime edhe nga Rrustem Berisha.

Image

Nazif Ramabaja

“Rrustem Berisha duhet t´ja sqarojë opinionit të gjerë, kush kishte ndikuar në të? Kush e autorizojë të shuhen njësitë operative brigada 134,131 dhe BDV-ja? Kush e detyroi të pranonte një gjë të tillë kur dihet se ato ishin formuar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës me dekret dhe urdhër të Ministrit të parë të luftës kolonel Ahmet Krasniqit, para të cilit të rreshtuar Rrustemi, por edhe shumë epror të tjerë e ushtar duke llogaritur edhe veten të mobilizuar si kurrë më parë dhamë betimin më 21 qershor 1998 në Papaj të Tropojës? Në këtë vizitë ftova Agim Ramadanin i cili gjendej në vijën e parë të frontit Padesh-Koshare dhe po sa dëgjoi zërin tim nëpërmes telefonit i përmalluar erdhi në qendrën stërvitore në Papaj. Informova ne detaje për aktivitetet e njësive operative gjatë qëndrimit të teren-Kosovë me akcent në Betejën e Loxhës në detaje.”, nënvizon Ramabaja.

Sipas tij, Rrustem Berisha duhet të tregojë se kush e kishte kërcënuar dhe çfarë kishte biseduar me Azem Sylen dhe Jakup Krasniqin.

“Përveç se është i obliguar të jep sqarime nga Rrustemi, duhet të kërkohet edhe llogari morale dhe ligjore, sepse në këtë mënyrë bëhet bashkëveprimtar i puqit kundër njësive operative, kush e kërconi dhe çka biseduan me Azem Sylën e Jakup Krasniqin të cilët ia lan një dokument Rrustem Berishës, ndërsa unë e fiksova në vizitën që kisha bërë në Papaj s´bashku me Ahmet Alishanin dy ditë para se të fillonin bombardimet e NATO-s mbi caqet dhe objektivat serbe më 24 mars të vitit 1999. Se çka përmbante ai dokument në vete do e sqaroj herën tjeter nëse Rrustemi nuk reflekton dhe tregon të vërteten”, shprehet major Ramabaja.

Ai ka kritikuar ashpër Rrustem Berishën, i cili sipas Ramabajës, asnjëherë nuk ka folur për Betejën e Loxhës.

“Rrustemi duhet të sqarohet pse asnjëherë në prononcimet e tija nuk foli për këtë betejë, duke e pasur parasysh qe ishte i informuar nga dora e parë nga një ndër protagonistët kryesor të kësaj beteje, por heshti duke thënë se s´është i autorizuar të flas për te, a ndien përgjegjësi morale dhe kolegiale për të treguar se kush e udhëhoqi këtë betejë dhe të përmendet emri i kolonel Tahir Zemajt, por këtë se bëri asnjëherë s´paku unë se kam dëgjuar, për shkaqe të ndryshme të cilat ai i di vetë dhe duhet ti sqarojë”, thekson Ramabaja.

Për fund, major Ramabaja i ka drejtuar edhe një pyetje publike Rrustem Berishës.

“Edhe një pyetje për Rrustemin? Ku mbeti flamuri i luftës i Brigadës 131 dhe kush dha urdhër që të merret ai flamur dhe t’i dorëzohej dikujt në Bajram Curr. A ishte modifikuar ai flamur luftarak brigade, apo është zhdukur krejtësisht, nëse ka problem me memorie dhe nuk i kujtohen detajet e sugjeroj që të komunikoj me Gani Lipën një epror karriere dhe luftëtar i dalluar në Koshare të cilit asnjëherë s´ju zu emri në gojë për meritat e tija në luftë, përveç Ganiut ka shumë epror që dhanë kontributin e tyre të pa zëvendësueshëm në betejën e Koshares të cilët u anashkaluan siç është Farush Thaqi, pjesëmarrës i betejës së Loxhës një profesionist artilerie e shumë të tjerë, pse?!”, përfundon për “Bota sot” ish bashkëluftëtari dhe zëvendësi i kolonel, Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja.

 

 

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon numri në 13 të prekur Nga

dardanianews

Zyrtare: ShBA ndalon importin e naftës ruse

dardanianews

EKSKLUZIVE: Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

dardanianews