23.1 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Kujta, Kujta”, një pjesë e publikut ofenduan Edonën kur ajo zbriti nga vetura gjatë natës finale të BBVK 2

Transgjinorja Edona James ishte njëra ndër katër finalistet e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ishte një fenomen më vete i këtij viti, duke bërë për vete publikun me karakterin e saj dhe humorin brenda shtëpi.

Megjithëse është pritur mirë nga një pjesë e mirë e shqiptarëve, paragjykimet për Edonën vazhdojnë të ekzistojnë.

Edona James - e katërta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova

Një moment jo shumë i mirë u shënua kur ajo mbërriti me veturë në ‘Klan Arena’, për të parë befasinë që kishte rezervuar vëllai i madh për të.

Në mesin e shumë fansave që po prisnin jashtë, nuk munguan disa brohorima ku disa bërtisnin “Kujta Kujta, bravo Kujtim”.

Kujtim është emri origjinal me të cilin lindi Edona, e cila me ndërrimin e gjinisë vendosi që të ndërronte më pas edhe emrin.

Transgjinorja nga Suhareka nuk ka preferuar kurrë të flitet për emrin e saj të vjetër – madje shumë pak herë edhe e ka përmendur brenda shtëpisë, gjersa gjesti i disa prej fansave në ‘Klan Arena’ u pa si gjest i nënçmueshëm ndaj saj. /Telegrafi/

Related posts

Ish-gruaja e Bleros e buzëqeshur pranë këtij djaloshi simpatik, po kush është ky?!

dardanianews

Video e Xhensilës duke puthur fëmijët rom bën xhiron e rrjetit “Do të laj dhe do të marr në shtëpi”

dardanianews

Kejvina do të hyjë në BBVA? “E bëra një gabim, por e bëj prapë”

dardanianews