February 12, 2026
DardaniaNews
Lajme

Luftoi 6 muaj me leuçeminë, ndërron jetë 4 vjeçari nga Përmeti

Lian Niçka, 4 vjeçari nga qyteti i Përmetit që luftoi për muaj me radhë me leuçeminë, ka ndërruar jetë këtë të martë. Lajmin e trishtë e jep babai i tij, Thanasi, njeriu që ju bë krah Lianit dhe e shoqëroi në çdo operacion e seancë kimioterapie.

Vogëlushi i cili ishte një shembull shprese për komunitetin e vogël ku jetonte, nuk u dorëzua për 6 muaj me radhë, duke ndjekur çdo seancë të kimioterapisë.

Fatkeqësisht, sot ai ka mbyllur sytë përgjithmonë. Heroi 4 vjeçar do t’i mungojë familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njihnin, si një vogëlush guximtar që luftoi aq shumë për jetën, për t’u rritur i lumtur në krahët e prindërve.

Siç tregon dhe i ati i tij, Liani iu nënshtrua seancave të pafundme të kimioterapisë dhe nuk u ankua kurrë, por dhimbjen e mbajti përvete për t’i dhuruar prindërve vetëm buzëqeshje. Nesër, në orën 13.00 ai do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

“Biri vogel ti, drite e vogel, e doje aq shume jeten sa nuk u dorëzove per 6 muaj pa pushim. Skaner me skaner, operacion pas operacioni, reze mbi reze luftove çdo dite me nje semundje te pashërueshme atje ku dhe mjekësia nuk jepte shpresa ti i thoje babit kur te me dal narkoza do te shof ty”, shkruan Thanas Niçka.

lajmifundit.al

Related posts

Ora policore, orari i gastronomisë, maskat dhe të gjitha masat tjera që do të hynë në fuqi nesër

dardanianews

Rakiq dhe Jevtiq votojnë kundër programit të qeverisë së re

dardanianews

Deputeti i VV – Haradinajt: Vëllau im s’u punësua por u emërua, ka trefishin e diplomave tuaja të blera

dardanianews