8 C
New York
April 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

PARALAJMËROHET ASHPËRSIM I MASAVE, PRITET KUFIZIM RIGOROZ I LËVIZJES SË QYTETARËVE

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të bëhen të ditur masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19 në Kosovë.

Në këtë konferencë do të publikohen masat të cilat nga nesër do të jenë më të ashpra sesa deri më sot, shkruan Gazeta Shneta.

Kryeinfermierja nga Klinika Infektive: Kemi kapacitete për t’i menaxhuar rastet me Covid-19

Shërohet nga koronavirusi qytetari nga Prishtina, Petrit Bylykbashi
Gazeta ka mësuar nga burime te sigurta brenda MSH-së se lëvizja e qytetarëve do të kufizohet ndjeshëm me një kufizim rigoroz i cili do të mbikëqyret nga organet e rendit në Kosovë. Këto masa do të publikohen në ora 20:30 nga MSH.

Masat përfshijnë kufizim maksimal të lëvizjes së qytetarëve, ndërkaq përjashtojnë kategoritë e liruara edhe më herët të cilët janë punëtorët shëndetësorë, siguria, shërbimet bazike, etj.

Related posts

“Janë ca kinse patriotë të mëdhenj”, Rama reagon sërish për “Xhakën”: Nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

dardanianews

Saim Tahiraj: Na zhgënjeve Vjosë!

dardanianews

Naim Miftari: Ja raporti gjerman që e përshkruan Thaçin “koka e krimit në Kosovë”, kjo është arsyeja që Thaçi deshi t’i hakmerret Gjermanisë

dardanianews