14 C
New York
December 10, 2023
DardaniaNews
Showbiz

Reagon Leonora Jakupi pas thirrjes së Labit për protestë

Leonora Jakupi mendon se nuk është me vend thirrja e Labinot Tahirit për protestë.

Labinot Tahiri mëngjesin e sotëm reagoi përmes një postimi të gjatë, pas njoftimit se gjatë këtij viti mund të anulohen dasmat e ahengjet e tjera familjare.

Duke prezantuar masat e reja lehtësuese, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ka mundësi që këtë vit këto organizime të mos mbahen, për t’i evituar tubimet.

Pas kësaj, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri, i cili paralajmëroi protesta në rast se merr përkrahjen e estradës, madje shtoi se nuk ka asnjë pandemi, por është vetëm shpëlarje truri.

Labi thotë se këngëtarët kanë marrë kapare për datat e rezervuara dhe ato nuk mund t’i kthejnë pasi paratë i kanë hargjuar, duhet të paguajë tatimin, e të tjera.

Por, për këtë thirrje ai mori kundërshtimin e parë, ishte Leonora Jakupi ajo e cila deklaroi publikisht se për herë të parë nuk e përkrahë thirrjen e Labit për protestë.

“Jeta e qytetarit eshte me e rendesishme se gjithcka tjeter! Nje fjale popullore thot “cka t’bahet me te tjeret le te behet edhe me neve”. Ne kete shtet ka njerez me te varfer e ma nevojtar te cilet nuk kan mundesi as pune te thjesht te kene. Per here te pare nuk pajtohem me thirrjen e kolegut time Labinot Tahiri per proteste”, ka shkruar ajo.

 

Related posts

Bebe Rexha në revistën “Vogue”, ja si na servon pasulin tradicional shqiptar (video)

dardanianews

Momente të nxehta, Enca fotografohet në shtrat me Beartin dhe rrjeti u çmend

dardanianews

Krizë në çift: Çka po ndodh me Luizin dhe Kiarën? Ajo bën veprimin që askush nuk e priste

dardanianews