15.8 C
New York
May 19, 2024
DardaniaNews
Uncategorized

VIDEO/ “Pse po shikon, budalla. Largohu”- Lionel Messi degradon pas ndeshjes me Holandën

Messi mesa duket e kishte humbur toruan fare pas ndeshjes ku Argjentina mundi Hollandën, duke siguruar biletën e saj për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar.

Pas incidentit në fushën e blertë me Edgard Davids, të cilin e quajti budalla, Lionel Messi i ka bërtitur një tjetër personi gjatë intervistës së tij televizive live.

Siç shkruan gazeta spanjolle “Marca”, 35 vjeçari i kishte ‘ngulur’ një shikim kërcënues për disa sekonda përpara se t’i bërtiste me fjalë fyese Wout Weghorst, lojtari i Hollandës që shënoi dhe dy golat për skuadrën e tij.

“Çfarë po shikon, budalla”, tha Messi. “Shiko punën tënde, budalla. Largohu.”

Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.

Messi ndërkohë, sulmoi ashpër dhe arbitrin e ndeshjes.

“Ishim të shqetësuar përpara ndeshjes sepse e dinim çfarë arbitri do ta drejtonte ndeshjen. Psër një ndeshje kaq të rëndësishme nuk mund të zgjedhësh një arbitër të tillë. Tregoi se nuk ishte në lartësinë e duhur.

FIFA duhet të rishikojë ndeshjen dhe të reflektojë. Ndeshja nuk duhej të kishte shkuar në kohën shtesë. Vuajtëm shumë por në fund festuam. Van Gaal do të na bëjë të besojmë se krijon futboll të bukur por në të vërtetë skuarat e tij dinë të luajnë vetëm me topa të gjatë”, tha ai.

Related posts

“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja”

dardanianews

Ja çfarë deklaronte presidenti Rugova në vitin 1990 rreth helmimeve te nxënësve shqiptar

dardanianews

E mbajtën të fshehtë për disa vite dhe u treguan hermetikë për lidhjen e tyre, Liberta Spahiu publikon foto me Flori Mumajesin

dardanianews